Nën akuzë për vjedhje dhe shpërdorim detyre, Prokuroria e Tiranës nis hetim për Armand Dukën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 24, 2022 | 14:48

Nën akuzë për vjedhje dhe shpërdorim detyre, Prokuroria e Tiranës nis hetim për Armand Dukën

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.

ARMAND DUKA 1

Sipas asaj që raporton “NEWS 24”, hetimet kanë nisur pas referimit të kryer nga Policia e Shtetit, për veprën penale të “Shpërdorimit të Detyrës” dhe “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”.

24 orë më parë ishte Bashkia e Tiranës ajo që kërkoi hetim kombëtar dhe ndërkombëtar për kreun e qeverisë së futbollit shqiptar.

Çështjet e shitjeve ndërkombëtare të ndeshjeve dhe basteve të paracaktuara do t’i paraqiten oficerëve rajonalë të FBI. Kujtojmë se agjentët amerikanë çuan në rrëzimin e Blatter e Platini – miqtë “e pathyeshëm të Dukës”, që mbyllën me dënime penale karrierat e tyre!

Sipas burimeve, agjentet e DEA me qendër rajonale në Athinë – agjencia amerikane e antidrogës – do të prezantohen me të gjitha provat e parave të drogës në sport, me dijeni e mbështetje të Armando Dukës me elementë të botës së krimit në Shijak e vende të tjera të Europës e Amerikës Latine.

FIFA është akuzuar prej kohësh për mungesë kontrolli me abuzimet e federatave lokale me drejtues si Duka, dhe mesa duket një valë e re mediatike për këto shpërdorime ndërkombëtare po bëhet e pashmangshme.

Bashkia e Tiranës, si aksioner i FK Tiranës, do t’i përcjellë dosjen e plotë edhe Ambasadave Amerikane e Britanike në Shqipëri, për të kërkuar revokimin e vizave të familjes Duka, si minues përsëritës së demokracisë në futbollin shqiptar dhe të dyshuar në një sërë veprash penale!

Kjo është hera e parë që ka një mobilizim të tillë të institucioneve ndërkombëtare për të hetuar Armando Dukën dhe abuzimet në FSHF.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"