“Nejmari filloi të më shante pse humba një top”, mbrojtësi i Brazilit rrëfen sherrin gjatë ndeshjes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 23, 2018 | 23:32

“Nejmari filloi të më shante pse humba një top”, mbrojtësi i Brazilit rrëfen sherrin gjatë ndeshjes

Tiago Silva ka zbuluar detaje nga debati i tij me Nejmarin, gjatë fitores që Brazili mori ditën e djeshme ndaj Kosta Rikës. Silva pati një grindje me sulmuesin e PSG, pasi mbrojtësi humbi topin tek Kosta Rika në një moment gjatë minutës së 83-të.

tiago silva

“Sot u mërzita nga sjellja e tij. Kur unë humba topin, ai filloi të më fyente. Unë i ktheva topin, sepse te Kosta Rika po përpiqeshin të vononin lojën, dhe e dija se po të vazhdonim atë aksion, nuk është se do fitonim lojën. Jam i qetë për atë rast, ndërsa jam i mërzitur për sjelljen e tij ndaj meje.” – deklaroi Tiago Silva.

nejmari

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"