Nejmar tek Reali? Për transferimin në mes futet edhe… Guardiola

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 24, 2018 | 17:31

Nejmar tek Reali? Për transferimin në mes futet edhe… Guardiola

Nejmar te Reali? Nuk është kaq e lehtë sa duket. Jo vetëm se Al Khelaifi nuk dëshiron ta lërë të lirë sulmuesin brazilian, por edhe sepse ditët e fundit për të ka shfaqur interes edhe Mançester Siti. Mediat angleze bëjnë me dije se Pep Guardiola është i fiksuar pas brazilianit dhe është gati të bëjë çmenduri për ta transferuar te Siti.

ronaldo nejmar

Momentalisht, ai ndodhet në Brazil, duke u rikuperuar nga ndërhyrja kirurgjikale në këmbë dhe raportohet se po vazhdon kontaktet me drejtuesit e Realit të Madridit për një transferim të mundshëm në Spanjë. Nejmar nuk është i lumtur te PSG-ja dhe e ka kuptuar që gaboi kur zgjodhi francezët në fillim të këtij sezoni

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"