Nejmar reagon për rrëzimet gjatë Botërorit: Videot i kam parë, po nuk e provuat…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 21, 2018 | 12:49

Nejmar reagon për rrëzimet gjatë Botërorit: Videot i kam parë, po nuk e provuat…

Nejmar ka qenë një nga futbollistët më të komentuar gjatë Botëorit. Në fakt, ai duhet të ishte në qendër të vëmendjes për golat, por jo, të gjithë ishin fokusuar te rrëzimet e tij të egzagjiruara shpeshherë në fushë. Shumë persona nisën të krijonin edhe video gazmore me to. Megjithatë Nejmar duket si ka parë të gjitha.

nejmar

“ I kam parë videot dhe i kam marrë me humor. Kam postuar edhe vet në “Instagram” një të tillë me fëmijë. Detyra ime është të dribloj të përballem me kundërshtarin, smund ti them: I dashur më fal, nuk dua të të shënoi. Ai do të provojë të më ndaloi me faull. Ndonjëherë jam shumë i shpejt dhe arbitri për këtë është në fushë. Pas ndeshjeve qëndroi 4-5 orë në akull dhe gjithçka është me e komplikuar seç ju mendoni. Po nuk e provuat nuk keni për ta kuptuar”, përfundon braziliani.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"