Nejmar prek topin, por babai mërzit tifozët brazilianë: Gati vetëm për… finalen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 3, 2022 | 20:15

Nejmar prek topin, por babai mërzit tifozët brazilianë: Gati vetëm për… finalen

Një ndër pamjet më të bukura të ndeshjes së djeshme mes Brazilit dhe Kamerunit ishte Nejmari, prezent në tribunën, pas stolit të skuadrës, por vetëm për ta mbështetur atë nga pranë.

nejmar demtimi

Gjithsesi, ai dha një lajm shumë të mirë, teksa përpara fillimit dhe në pushimin e sfidës, u pa që të bënte disa palexho me topin, duke treguar se kurat e riaftësimit po japin rezultat në kaviljen e tij.

Të gjithë tifozët, aq më shumë pas ndeshjes së djeshme ku Brazili vuajti shumë në sulm, shpresojnë se ai do të jetë gati për ndeshjen e 1/8-ave, maksimumi për çerekfinalet, por ai që shuan këtë eufori është babai, njëkohësisht dhe menaxheri i tij.

“Të gjithë duam që të shohim shpejt Nejmarin në fushë, por unë mendoj se edhe nëse rikthehet në 1/8-at apo çerekfinalet ai nuk do të jetë në gjendje optimale. Prandaj, do të jetë më mirë për të gjithë, që ta shohim në finale”, u shpreh Santos da Silva.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"