“Nejmar nuk ka personalitet, Ibrahimoviç ishte tjetër nivel”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 9, 2018 | 19:03

“Nejmar nuk ka personalitet, Ibrahimoviç ishte tjetër nivel”

Nejmar ishte lojtari më i kritikuar i Botërorit për mënyrën se si ai zhvilloi lojën e tij, duke e lënë në baltë Brazilin. Ndërkohë i fundit që e ka kritikuar brazilianin ka qenë, Bernard Lama i cili është shpallur kampion bote me Francën në vitin 1998.

392955_TS_24-06-18_1525830771_

Në një intervistë për “France Football”, ish-portieri i PSG-së komenton edhe lojën e Nejmarit te klubi francez duke bërë diferencime midis tij dhe Zlatan Ibrahimoviçit cili ka luajtur për parizienët. “Nejmar nuk mund të jetë ylli i vetëm i klubit, sepse është një lojtar pa karizëm. Fjalët e tij nuk kanë rëndësi. Edhe Ibrahimoviç gabonte ndonjëherë, por prezenca e tij dhe forca e personalitetit të tij nxirrnin në pah klubin dhe shokët e skuadrës. Ibrahimoviç ishte diçka tjetër”.

lama

“Nuk është rasti i Nejmar, sepse ai jeton vetëm për lojën e tij. Faji është gjithashtu i PSG që e ka lejuar të jetojë në flluskën e tij, pa takuar të rinjtë ose duke u përballur me të rinjtë e tjerë duke marrë pjesë në iniciativa. Parisi duhet të dëgjohet. Duhet të jetojë duke u bërë njësh me tifozët edhe përmes kontaktit fizik”.- u shpreh Bernard Lama.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"