Nejmar: Njerëzit mendojnë se vdes po u largove nga Barcelona, unë ndihem më i gjallë se kurrë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 14, 2017 | 16:00

Nejmar: Njerëzit mendojnë se vdes po u largove nga Barcelona, unë ndihem më i gjallë se kurrë

Sulmuesi brazilian i PSG-së, Nejmar, bëri dje debutimin e tij me skuadrën franceze duke arritur të shënojë një gol dhe të japë një asist në fitoren 3-0 kundër Guingampit.

nejmar

Në deklaratën e dhënë pas ndeshjes, ai u shpreh shumë i lumtur me aventurën e tij të re duke thënë se e ndjen veten më të gjallë se kurrë.

“Jam shumë i qetë. E dija që largimi nga Barcelona do të ishte i vështirë, por jam i lumtur këtu. Njerëzit e lidhin largimin nga Barcelona me vdekjen, por unë ndihem më i gjallë se kurrë”, u shpreh Nejmar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"