Nejmar në telashe, braziliani rrezikon të penalizohet rëndë pas grushtit ndaj kundërshtarit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 14, 2020 | 21:07

Nejmar në telashe, braziliani rrezikon të penalizohet rëndë pas grushtit ndaj kundërshtarit

Nejmari është futur në telashe të mëdha pas penalizimit me karton të kuq dhe përplasjes me lojtarin e Marsejës Alvaro në “Klasiken” e futbollit francez PSG-Marsejë.
pdg
Ylli i nënkampionëve të Europës rrezikon të përjashtohet nga Liga Franceze e Futbollit për 7 ndeshje teksa goditi pas koke me grusht lojtarin rival Alvaro. Sipas rregullores së disiplinës, braziliani mund të penalizohet maksimumi 7 ndeshje pa luajtur, ose minimumi 6.

Ish-futbollisti i Barcelonës pretendon se është fyer me fjalë raciste nga kundërshtari, por nuk është gjetur asnjë shenjë që pretendimi i brazilianit të jetë i vërtetë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"