Nejmar në garë me kohën, Poçetino nuk jep garanci

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 25, 2022 | 15:14

Nejmar në garë me kohën, Poçetino nuk jep garanci

Kur PSG-ja do të presë Realin më 15 shkurt në “Parc des Princes” për 1/8 e finaleve në Champions, trajneri Mauricio Poçetino shpreson të ketë të gjithë “armatën” gati.

PARIS, FRANCE - JANUARY 29: Neymar Jr and Mauricio Pochettino react during a Paris Saint-Germain training session at Ooredoo center on January 29, 2021 in Paris, France. (Photo by Aurelien Meunier - PSG/PSG via Getty Images)

Por trajneri argjentinas i Parisit nuk ka dhënë asnjë garanci për praninë në fushë të yllit brazilian Nejmar. Ai u dëmtua në kavilje në takimin e 28 nëntorit të vitit të kaluar kundër Sent Etienit dhe është vënë në garë me kohën për të qenë gati më 15 shkurt.

Por Poçetino ka zgjedhur të qëndrojë në “anën e sigurt”, duke mos dhënë kohën e riaftësimit të Nejmarit. “Është ende herët për të folur nëse Nejmar do të jetë në fushë ndaj Realit.

Java e ardhshme pritet të jetë vendimtare dhe nëse gjithçka shkon mirë, ai do të jetë rregullisht në fushë. Unë uroj dhe shpresoj të jetë kështu, por nuk mund të them më shumë për momentin, sepse nuk ka ndonjë të re që duhet ta ndajmë me median”, ka thënë trajneri i PSG-së, Maurisio Poçetino.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"