Nejmar “ndez” sfidën me Liverpulin, bën parashikimet dhe e lë jashtë 4-shes në Premier Ligë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 4, 2018 | 18:57

Nejmar “ndez” sfidën me Liverpulin, bën parashikimet dhe e lë jashtë 4-shes në Premier Ligë

Ylli brazilian i PSG-së, Nejmar ka bërë parashikimet e tij për një nga kampionatet më të forta në botë, Premier Liga. Sipas sulmuesi kampion për këtë sezon në Angli do të shpallet skuadra e drejtuar nga trajneri Pep Guardiola, Mançester Siti.

neymar-psg

Ai madje ka bërë parashikim të plotë teksa liston 4 vendet e para. “Është e vështirë, por Manchester City do të fitojë. Në vend të dytë do renditet United, në të tretin Çelsi dhe në të katërtin Totenhem”. Në këtë mënyrë Brazilian lë jashtë 4-shes rivalët e tij në grup në Champions League si dhe ndez ndeshjen me skuadrën e drejtuar nga Jurgen Klop.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"