Nejmar ndahet nga e dashura pas 6 vitesh, Tuhel e shtyn drejt Barçës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 20, 2018 | 21:12

Nejmar ndahet nga e dashura pas 6 vitesh, Tuhel e shtyn drejt Barçës

Teksa po mendon një rikthim të mundshëm në Barcelonë, sulmuesi i PSG-së ka vendosur t’i japë fund lidhjes 6-vjeçare me modelen e njohur braziliane, Bruna Markezin. Lajmin e ka bërë të ditur kjo e fundit, e cila konfirmon se vendimin për t’u ndarë e ka marrë Nejmar dhe ajo do ta respektojë atë.

Nejmar-dhe-Bruna-Markez-665x400

23- vjeçarja nuk jep detaje mbi krisjen e marrëdhënies së tyre. “Ishte një vendim, të cilin e mori ai, por kemi shumë respekt dhe dashuri për njëri-tjetrin. Unë e vlerësoj atë dhe gjërat përreth tij mbi të gjitha për atë që kemi jetuar”, ka thënë braziliania në një intervistë. Ata të dy ishin një nga çiftet më të komentuara në Brazil, por edhe në Europë. Arsyeja e ndarjes vazhdon të jetë mister.

Footballer Neymar kisses girlfriend Bruna Marquezine in Rio de Janeiro, Brazil.

TUHEL- Por vazhdon të jetë mister gjithashtu edhe e ardhmja e tij në aspektin sportiv. Flitet shumë në media për një rikthim të mundshëm te Barcelona dhe trajneri i PSG-së, Tomas Tuhel, u ka dhënë shpresë katalanasve. Në konferencën për shtyp, ditën e sotme ai ka thënë se nuk di çfarë do të bëjë Nejmari pas përfundimit të këtij sezoni.

neymar-psg

“Jemi në tetor. Si mund ta di unë çfarë do të bëjë Nejmari në verë. Ai për momentin është shumë i përqendruar te PSG-ja dhe po bën gjithçka për të ndihmuar skuadrën. S’mund të flas për të ardhmen”, ka thënë trajneri i PSG-së. Në Spanjë ka një duel të nxehtë mes Realit dhe Barcelonës për të afruar yllin brazilian.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"