Nejmar mori një goditje të rëndë në karrierë, PSG duhet të bëjë shumë kohë pa yllin brazilian

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 29, 2021 | 19:30

Nejmar mori një goditje të rëndë në karrierë, PSG duhet të bëjë shumë kohë pa yllin brazilian

Sulmuesi i PSG Nejmar nuk po kalon një moment të mirë. 30 vjeçari u dëmtua rëndë në sfidën e kampionatit kundër ST. Etienit. Pas analizave të bëra nga mjekët, u përcaktua dhe shkalla e dëmtimit.

nejmar

Lajmin e ka bërë publik vetë klubi në rrjetin social “Twitter”

“Analizat e bëra konfirmojnë se Nejmar ka ndrydhur kaviljen e këmbës së majtë. Pritet që të mungojë nga 6 deri në 8 javë. Në 72 orët e ardhshme priten konfirmime të tjera”.

Nëse koha e rekuperimit është aq sa e përmend klubi atëherë Nejmar pritet të kthehet në fushë në datën 9 janar kundër Olimpik Lionit.

 

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"