Nejmar “mban” Mesin, gati të shkurtojë edhe pagën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 21, 2021 | 23:16

Nejmar “mban” Mesin, gati të shkurtojë edhe pagën

Prej disa kohësh duket se Nejmar dëshiron një rikthim te Barcelona. Sulmuesi brazilian ka kaluar disa nga vitet më të mira të karrierës së tij në Katalonjë, ku formoi trion “MSN” së bashku me Lionel Mesin dhe Luis Suarezin.

NEJMAR 1

I gatshëm për ta konsideruar negociatën është edhe presidenti i ri katalanas Joan Laporta, por gjithçka do të varet nga forca ekonomike, me Barçën momentalisht jo në një moment ideal për të kryer marrëveshje të këtij kalibri. Ideja qëndron, megjithatë në tavolinën e drejtuesve spanjollë edhe sepse do të bindte Leo Mesin të qëndronte në klub, por Nejmar do të transferohej vetëm falë një shpenzimi të madh, ku përfshihet edhe paga që për momentin te PSG-ja është prej 70 milionë eurosh në vit.

Në mes qëndron edhe një raport jo i mirë mes klubit parisian dhe Barcelonës, me këta të fundit që janë përpjekur gjatë këtyre viteve të afrojnë një numër të madh lojtarësh këto sezone, nga Tiago Silva dhe Angel di Maria, por pa rezultat. Në këtë mes mund të hyjë dëshira e brazilianit, i cili flitet të jetë gati të shkurtojë edhe pagën, që do të ishte një dinamikë interesante duke konsideruar faktin që lojtari për momentin po negocion edhe rinovimin me PSG-në.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"