Nejmar larg PSG-së, ja sa pritet të jetë shuma e largimit të lojtarit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 18, 2018 | 18:44

Nejmar larg PSG-së, ja sa pritet të jetë shuma e largimit të lojtarit

Duket se Nejmar është mërzitur te skuadra  e Paris Saint Germainit. Braziliani u transferua te skuadra franceze për një shifër rekord prej 220 milionë eurove. Tashmë edhe mediat në Francë e kanë kryqëzuar për paraqitjet jo konstante të tij dhe kjo është ajo që e ka mërzitur brazilianin.

nejmar

Kështu sipas asaj që bën me dije “Cadena Ser” Nejmar pritet që në fund të sezonit të largohet nga parizienët. Shifra që pritet të largohet lojtari do të jetë 200 milionë euro, pra 20 milionë më pak se sa u ble. Braziliani po përflitet që të shkojë në Spanjë, ku nuk përjashtohet një rikthim te Barcelona, por edhe një aventurë e re te Reali i Madridit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"