Nejmar kërkon rikthimin te Barcelona, Bartomeu e injoron: Ai nuk e ktheu kokën pas

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 22, 2018 | 16:09

Nejmar kërkon rikthimin te Barcelona, Bartomeu e injoron: Ai nuk e ktheu kokën pas

Pas largimit të sulmuesit 26-vjeçar drejt Parisit, në gusht të 2017-ës, për shifrën marramendëse të 222 milionë eurove, nuk është hera e parë që mediat fantazojnë mbi të ardhmen e tij, por këtë herë u duk sikur kishte diçka më konkrete mbi këtë çështje.

nejmari

Por megjithatë është presidenti Bartomeu ai i cili mohon interesin e klubit për rikthimin e bujshëm, duke shtuar se merkatoja e janarit do të jetë e qetë për Barçën.

“Neymar? U largua pa e kthyer kokën pas dhe ne nuk kemi as qëllimin më të vogël të bëjmë ndonjë lëvizje për të. Për më tepër, në merkaton e janarit mendojmë të mos jemi shumë aktivë, vetëm në rast se trajneri do të kërkojë ndonjë emër specifik. Mund t’i referohemi Barcelonës B, ku ka elementë që mund të integrohen edhe në skuadrën e parë. Nuk preferojmë lojtarë që paguajnë klauzolën dhe largohen. Ne jemi për ata futbollistë që e duan këtë skuadër”, deklaroi presidenti i Barçës

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"