Nejmar ka nevojë për terapi, “fenomeni” në rolin e psikologut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 23, 2018 | 17:39

Nejmar ka nevojë për terapi, “fenomeni” në rolin e psikologut

“Fenomeni” Ronaldo është mbështetja më e madhe e “yllit” të Brazilit, Nejmar. 26-vjeçari i Brazilit ka qenë shumë i kritikuar për paraqitjen e tij në ndeshjet e fundit. Ronaldo i ka dalë në mbrojtje Nejmarit dhe madje po luan dhe rolin e psikologut me të. Ai po flet me të çdo ditë dhe po e ndihmon që ti kalojë me qetësi këto kritika.

392546_TS_23-06-18_9586768613_

Duke qenë se Ronaldo është dhe komentator ai mundohet që ti ulë presionin brazilianit. “Ne nuk mund të harrojmë se Nejmar po vjen nga një dëmtim shumë i rëndësishëm i këmbës dhe se ai ende po fiton besim. Jam i sigurtë se ky gol do ta rrisë moralin e tij dhe gjërat do të përmirësohen tani. Ky gol do të bëjë që Nejmar të jetë udhëheqës i Brazilit”, – tha “Fenomeni” pas ndeshjes me Kosta Rikën.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"