Nejmar ka mbetur i mahnitur nga një shok skuadre: Është gjeni, më çuditi më shumë se Mbape

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 27, 2021 | 17:09

Nejmar ka mbetur i mahnitur nga një shok skuadre: Është gjeni, më çuditi më shumë se Mbape

PSG është kthyer në një skuadër yjesh, duke mbledhur disa nga emrat më të talentuar të futbollit për të ndërtuar një superskuadër e cila ka si objektiv parësor të fitojë Ligën e Kampioneve. Për brazilianin Nejmar, i cili ka njohur e ka luajtur përkrah shumë yjeve, është një futbollist i cili spikat mbi të gjithë të tjerët.

sdsdsdsdsdsd

“Janë dy lojtarë që më kanë çuditur te PSG, Mbape dhe Verrati. Kilian është i shpejtë dhe i ri, një yll i vërtetë.

Por ai që më ka çuditur më shumë është Verrati. E disa që ishte i fortë, por nuk mendoja se ishte kaq spektakolar. Marko është një gjeni. Një nga mesfushorët më të të mirë me të cilët kam luajtur në karrierën time, përkrah Iniesta dhe Çavi”, ishin fjalët e sulmuesit brazilian.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"