Nejmar i shkel syrin Pogbasë: Hajde të luajmë te Barcelona

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 8, 2016 | 10:03

Nejmar i shkel syrin Pogbasë: Hajde të luajmë te Barcelona

“Do të më pëlqente të luaja me Pogbanë, do t’i shkonte shumë Barcelona”. pogba dhe nejmarNë një intervistë lëshuar për sajtin e La Ligës, Nejmar fton mesfushorin francez të Juventusit të transferohet në Spanjë.

Por për momentin ai kënaqet me fare pak: “Nuk e kam fanellën e Pogbasë dhe do doja të kisha. Është një futbollist i ri, më pëlqen si luan dhe në skuadrën tonë do të ndihej shumë mirë”. Idhulli i parë – Nejmar zbulon se kur ishte fëmijë, në dhomën e tij të gjumit mbante posterin e Robinjos: “Ishte idhulli im dhe kur shkoja të shikoja Santosin, mbetesha gojëhapur nga mënyra se si luante”. Koleksionuesi i fanellave tregon se ka më shumë për zemër bluzat që kanë domethënie për të.

“Atë të skuadrës së parë, titullit tim të parë, ndeshjeve të para me Barcelonën dhe kombëtaren braziliane. Kam shumë dhe kam edhe nga ato të të tjerëve. Ato që kam më tepër për zemër janë ato të Mesit, Suarezit, Robinjos, Ronaldos dhe Ronaldinjos”.

Ëndrra të mëdha

Sulmuesi brazilian thotë se i pëlqen të fitojë dhe luan gjithnjë me këtë objektiv, por nënvizon edhe se duhet të përmirësohet në goditjet me kokë, kontrollin e topit, gjuajtje, në gjithçka. Ai shton se i pëlqejnë ndeshjet e mëdha, derbet dhe sfidat me skuadrat më të forta. Ndërkohë që për situatën në dhomat e zhveshjes zbulon:

“Kam shumë shokë fantastikë. Mesi është lojtari më i fortë i Barcelonës, por miku im më i mirë është Dani Alvesh”. Në fund e mbyll kështu: “Goli i jetës? Të shënoj në finalen e Kupës së Botës. Ëndrra e karrierës? Të fitoj Botërorin”. Ëndrra të zakonshme të një futbollisti të jashtëzakonshëm.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"