Nejmar fillon thyerjen e rekordeve, kalon legjendën Pele

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 12, 2018 | 15:28

Nejmar fillon thyerjen e rekordeve, kalon legjendën Pele

Brazili arriti të merrte një fitore plotësisht të merituar përballë kombëtares së El Slavadorit. Brazilianët e drejtuar nga trajneri Tite shënuan plot 5 herë në portën e kundërshtarit. I pari që e hapi serinë e golave ishte Nejmar i cili sigurisht që pati plot raste të pastra për të shënuar.

neymar

Por ajo që ka rënë në sy për 26-vjeçarin është thyerja e rekordit të legjendës Pele. Ndeshja e djeshme ishte e 92-ta për Nejmarin i cili lë pas Pelen me 91 të tilla. Ndërkohë Nejmar duket se vetëm sa e ka filluar të thyejë rekordet pasi sulmuesi është ende i ri dhe mund të thyejë dhe rekordin e golave të Brazili.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"