Nejmar fillon të “zbrazë thesin” ndaj ish-skuadrës: Te Barcelona ka vetëm trishtim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 21, 2017 | 12:05

Nejmar fillon të “zbrazë thesin” ndaj ish-skuadrës: Te Barcelona ka vetëm trishtim

Kanë mjaftuar pak javë që braziliani Nejmar të fillonte të shfrynte kundër ish-klubit të tij, Barcelonës. Sulmuesi i transferuar te PSG për atë që është marrëveshja më e shtrenjtë e të gjitha kohëve, ka bërë të ditur se shqetësimi i tij kryesor në Spanjë kishin qenë drejtuesit e Barcelonës.

nejmar

“Nuk kam asgjë për t’u thënë drejtuesve të Barcelonës. Për mua… në fakt kam diçka për të thënë. Jam i zhgënjyer me ta. Ka njerëz që nuk duhet të jenë në ato role drejtuese. Barcelona meriton më shumë dhe të gjithë e dinë këtë”, tha ai pas ndeshjes së mbrëmshme.

nejmar verrati

I pyetur rreth shokëve të skuadrës, Nejmar ka bërë të qartë se vendimet e drejtuesve po ndikonin në gjendjen emocionale të ekipit. “Tani jam në një ekip tjetër, nuk e di me saktësi se çfarë po ndodh atje. Por shoh që ish-shokët e skuadrës janë të gjithë të trishtuar dhe kjo më trishton edhe mua, pasi kam shumë miq atje”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"