“Nejmar është një djalë i mirë”, flet Tuhel: Ja çfarë i thashë kur u mbyll merkato

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 15, 2019 | 19:44

“Nejmar është një djalë i mirë”, flet Tuhel: Ja çfarë i thashë kur u mbyll merkato

Nejmar ishte një nga lojtarët më të përfolur në merkaton e verës, teksa kërkonte largimin nga PSG-ja.NEYMARIII

Lojtari dëshironte të kalonte te Barcelona, por diçka e tillë nuk ndodhi dhe braziliani u detyrua të qëndrojë në “Parc de Prince”. Megjithatë situata e sulmuesit në Francë nuk është aspak e mirë, pasi tifozët e fyejnë atë në çdo ndeshje të PSG-së.

Për Nejmarin ka folur edhe trajneri, Tomas Tuhel, i cili në një intervistë të dhënë për “The Guardian” është shprehur: “Nejmar ka një zemër të mirë dhe është e vështirë ta kuptosh këtë nëse nuk e njeh nga afër. Me të vërtetë ai është një djalë shumë i mirë.thomas-tuchel-neymar

Pasi u mbyll merkato unë i thashë atij, që të mos mendonte se pjesa më e vështirë kishte përfunduar. I thashë që nga ai moment e më vonë do të merret vetëm me mua. I bëra me dije që më e keqja nuk ka ardhur akoma.”, u shpreh Tuhel.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"