“Nejmar është një arrogant, i kërkova që të bënim një foto, por ai…”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 7, 2018 | 17:09

“Nejmar është një arrogant, i kërkova që të bënim një foto, por ai…”

Nejmar tani është lojtari më i përfolur në të gjithë botën për paraqitjet e tij me ekipin e Brazilit në Botëror. Të shumta kanë qenë komentet kundra tij por ka patur edhe mbështetës gjatë kësaj kohe. Megjithatë ai është një arrogant. Këtë thotë gazetarja Xhesika Trola e cila ka qenë e ftuar në “Top Arena”.

xhesika trolaa

“E kam takuar Neymar-in para disa vitesh në Ibiza. Kërkova të bëja një foto me të, por ishte arrogant qysh atëherë dhe as denjoi të çohej në këmbë, por qëndroi më karrige i ulur. Asokohe kishte edhe një të dashur shumë xheloze që nuk e linte të bënte asgjë”, tha duke qeshur Trola.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"