Nejmar e akuzoi për racizëm, shokon mbrojtësi i Marsejës: Kam marrë mbi 2 milionë mesazhe kërcënuese, më thonin se do më vrisnin mua dhe prindërit e mi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 3, 2020 | 16:30

Nejmar e akuzoi për racizëm, shokon mbrojtësi i Marsejës: Kam marrë mbi 2 milionë mesazhe kërcënuese, më thonin se do më vrisnin mua dhe prindërit e mi

Alvaro Gonzales tregon se është kërcënuar nga shumë tifozë, pas incidentit me Nejmarin gjatë ndeshjes PSG-Marsejë. Mbrojtësi spanjoll u akuzua për racizëm ndaj sulmuesit brazilian.

nejmar

“Kam marrë më shumë se 2 milion mesazhe në “Whatsapp”, të gjitha me natyrë kërcënuese. Nuk kuptova asgjë. Më thonin se do vinin tek shtëpia ime dhe do më vrisnin. Gjithashtu mora mesazh se do shkonin tek dyqani ku punojnë prindërit e mi dhe do i vrisnin ato. Isha i frikësuar. Nuk fjeta dot atë natë, pasi influenca e Nejmarit është e madhe.

Mendova edhe të largohesha nga klubi. Ishte një periudhë shumë e vështirë”, tha Gonzales.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"