Nejedli gjen paqe, fiton “Këpucën e artë” pas… 72 vitesh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 26, 2018 | 15:17

Nejedli gjen paqe, fiton “Këpucën e artë” pas… 72 vitesh

Sulmuesi çekosllovak Oldrih Nejedli arriti të shënojë pesë gola dhe të shpallet golashënuesi më i mirë i Kupës së Botës 1934. Gjithsesi, atij iu njoh “Këpuca e Artë” nga FIFA vetëm pas 72 vitesh, saktësisht në 2006- n.

a8f330397d7d7dc42f6c06540f970f5d

Ai ishte llogaritur se kishte shënuar katër herë, po aq sa Skiavo i Italisë dhe Konen i Gjermanisë. Më pas, u vërtetua se kishte gjetur rrugën e rrjetës një herë më tepër. Një rekord, i cili nuk iu njoh për aq kohë sa ishte gjallë, edhe pse jetoi për 90 vite. Për t’u theksuar, është fakti që ai luante si mbrojtës i majtë, por kishte një nuhatje të jashtëzakonshme për golin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"