Negociatat vazhdojnë, Juve-Inter mund te shtyhet dhe të luhet me tifozë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 29, 2020 | 9:32

Negociatat vazhdojnë, Juve-Inter mund te shtyhet dhe të luhet me tifozë

Frika nga Koronavirusi ka bërë që në Itali të merret një vendim që ndeshjet e kampionatit për këtë fundjavë të luhen pa tifozë, teksa një nga këto ndeshje është edhe derbi i Italisë mes Juventusit dhe Interit, që është planifikuar të luhet ditën e nesërme në orën 20:45.juventus-inter-corona

Megjithatë një ndeshje e një niveli kaq të lartë, nuk ka kuptim të luhet pa tifozë, duke ditur edhe faktin që të dyja këto ekipe janë në garë për titullin kampion dhe tifozët do i jepnin një atmosferë tjetër kësaj ndeshje. Pikërisht për këtë arsye, “La Gazzetta dello Sport” raporton që kjo ndeshje mund të shtyhet për një ditë tjetër, në mënyrë që të luhen nën praninë e tifozëve.

Ditën e sotme do të ketë një takim mes kabinetit të qeverisë në Itali, ku pritet të vendoset edhe për këtë ndeshje, nëse do të shtyhet për një ditë tjetër dhe të luhet nën praninë e tifozëve.inter juve

Një problem është se të dyja ekipet përveç kampionatit janë të angazhuara edhe në kompeticione të tjera, megjithatë shumë shpejt pritet të vijë vendimi, nëse ndeshja do të luhet nesër pa tifozë siç është planifikuar, apo do të shtyhet për një ditë tjetër që të luhet me tifozë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"