Negociatat me investitorët italianë, Saliaj: Ja e vërteta me Dinamon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 17, 2019 | 10:50

Negociatat me investitorët italianë, Saliaj: Ja e vërteta me Dinamon

Dinamo po kalon një nga momentet më të vështira të historisë së saj dhe zgjidhja duket se do të vijë nga Italia. Pranë klubit blu janë afruar investitorë italianë, një kompani nga Roma me drejtues ish-presidentin e Triestinës, Marko Pontreli. Janë bërë gjithashtu lëvizjet e para me ndryshimin në stafin teknik, ku vendin e Allmuçës e ka zënë Mauro Manzoni. Por ka disa pikëpyetje për mënyrën si do të funksionojë Dinamo tani e tutje, nëse bëhet fjalë për një bashkëpunim apo shitje?

Ismet Saliaj

SALIAJ

Për ta sqaruar situatën, “Panorama Sport” ka kontaktuar me administratorin Ismet Saliaj, i cili vazhdon të jetë ende në detyrë. Ai shpjegon gjithçka me detaje: “Po, jam unë ende administratori i Dinamos. Jemi duke diskutuar, është një kompani që ka shprehur dëshirën për të bashkëpunuar. Jemi në fazën e njohjes reciproke, ata të njohin problemet tona dhe ne të njohim personat, me të cilët kemi të bëjmë. Kjo është pika më nevralgjike e bisedimeve, jemi shumë të interesuar për të ditur se në cilat duar do të kalojë Dinamo, nëse do të kalojë. Është një çështje në diskutim e sipër, nuk ka asnjë vendim. Ata kërkojnë të veprojnë sipas projekteve që kanë paraqitur me gojë. Kanë në plan një Dinamo për në Superiore.

Garancia? Janë shumë të apasionuar me futbollin dhe ardhja me njerëz nga fusha e sportit dhe biznesit më lë përshtypjen se janë të interesuar për ta ngritur Dinamon. Kjo i ngelet të ardhmes. Çështjen e falimentimit të Triestinës ma kanë thënë që në takimin e parë. Kam kërkuar modalitetet që ne, nëpërmjet rrugëve tona, t’i njohim personat me të cilët kemi të bëjmë. Problematikën e trajnerit e kam lexuar te ju dhe gjatë kontakteve që do të kem, do të kërkoj sqarime.

FATJON RUPI 

(LAJMIN E PLOTË E LEXONI NË VERSIONIN PRINT TË GAZETËS “PANORAMA SPORT”)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"