Negociata me të huaj dhe vendës, por Kamza ende pa trajner

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 4, 2018 | 10:34

Negociata me të huaj dhe vendës, por Kamza ende pa trajner

Ernest Gjoka, Agim Canaj, Sulejman Starova, Gentian Mezani, Shpëtim dhe Klodian Duro, por jo vetëm. Kamza ka nisur diskutimet me kandidatët për trajner. Me një pjesë të emrave të mësipërm, drejtuesit kanë negociuar, por nuk kanë arritur një marrëveshje.

cernishov

Më konkretisht dje është bërë një takim me vlonjatin Mezani, por nuk është gjetur marrëveshja. Nga ana tjetër, klubi po shikon edhe pistat e huaja. Dje ka qarkulluar edhe emri i ish-zv.trajnerit të Rusisë, Andrei Çernishov. Ky i fundit ka drejtuar për tre vite edhe Rusinë U-21, ndërsa në sezonin e kaluar ka qenë në krye të skuadrës serbe, Spartak Subotica. Gjithsesi, nuk mund të flitet ende për bisedime në fazë të avancuar.

Drejtuesit e Kamzës nuk duan të nxitohen, pasi kërkojnë një trajner me shumë eksperiencë. Aktualisht, skuadra po pushon dhe vetëm nesër mund të zbresë sërish në fushë. Nga stafi teknik i mëparshëm nuk ka mbetur askush, por mendohet se deri në zgjedhjen e trajnerit të ri, ekipi do të stërvitet në urdhrat e një tekniku të komanduar nga klubi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"