Nedim Bajrami ndërron skuadër në Serinë A, sulmuesi udhëton drejt Milanos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 30, 2023 | 21:41

Nedim Bajrami ndërron skuadër në Serinë A, sulmuesi udhëton drejt Milanos

Nedim Bajrami më në fund sheh t’i plotësohet dëshira për t’u transferuar në një klub tjetër në Serinë A. Mesfushori i kombëtares shqiptare të futbollit, do të largohet nga Empoli, për të shkuar te Sasuolo.

bajrami-e1644763487777

Ai që ishte një thashethem prej shumë kohësh për interesimin e Sasuolos për fantazistin, është konkretizuar në ditët e fundit të merkatos së janarit. Sipas “Sky Sport”, Bajrami është nisur drejt Milanos ku do të ketë një takim me drejtuesit e dy klubeve për të finalizuar marrëveshjen e kalimit të tij përfundimtar në radhët e skuadrës së re. .

Raportohet se shifra e transferimit të tij është 6 milionë euro dhe që sot mund të bëhet zyrtarizmi i kalimit te skuadra e re.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"