Nebihi: Goli ndaj Partizanit më gëzon, barazimi i pranueshëm

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Nëntor 11, 2019 | 9:38

Flamurtari Kategoria Superiore Të fundit

Nebihi: Goli ndaj Partizanit më gëzon, barazimi i pranueshëm

Bajram Nebihu i dha një pikë të rëndësishme Flamurtarit në ndeshjen e djeshme me Partizanin. Në një prononcim të dhënë për “Panorama Sport”, Nebihi tha se dje duheshin tri pikët, por edhe barazimi është një rezultat që ngroh. 

bandicam 2019-11-10 17-46-25-969

“Flamurtarit në këtë situatë që ndodhet i duhen fitore. Por, duke parë edhe Partizanin se çfarë ekipi është, atëherë mund të them se edhe një pikë ishte shumë mirë për Flamurtarin. Ne luajmë gjithmonë për fitore, por edhe një pikë është më mirë se sa zero”, u shpreh lojtari.

Nebihi është i kënaqur që pas 8 javësh që nuk është aktivizuar, arriti të shënonte. “Unë u gëzova që munda ta ndihmoja ekipin me gol. Kemi luftuar të gjithë. Sidomos Moçka na ka shpëtuar 4-5 herë. Goli më gëzon shumë. Nuk kam luajtur në tetë ndeshje dhe të shënosh pas kësaj pauze, është super”, përfundon Nebihi.

/PANORAMASPORT.AL/




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com