“Në Zvicër nuk shkojmë kot”, Çelhaka: Do ulem dhe do flas me klubin për…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 26, 2020 | 20:45

“Në Zvicër nuk shkojmë kot”, Çelhaka: Do ulem dhe do flas me klubin për…

Jurgen Çelhaka është pa dyshim një nga zbulimet e sezonit të fundit. Futbollisti kryeqytetas është ai që ka bërë paraqitjet më të mira gjatë gjithë sezonit. I graduar kapiten i tretë në ekip, Çelhaka ka treguar veten edhe në Europë se nuk është rastësisht titullar.

Celhaka

Për “RTSH”, mesfushori foli për hapat e tij në kampionatin shqiptar. “Me thënë të drejtën nuk e prisja kaq shpejt. Më kanë besuar dhe kam punuar shumë, kjo është arsyeja që kam pasur këtë ritëm”, tha në fillim ai. Dy fjalë edhe për bojkotin e skuadrave që ka penalizuar jo pak skuadrën bardheblu. Sipas tij, moszhvillimi i ndeshjeve i ka prishur punë Tiranës.

“Bojkoti nuk na bën mirë se nuk jemi në ritëm, por ndeshjet miqësore na kanë ndihmuar. Bojkoti na ka ndihmuar edhe me dëmtimet. Kam besim për ndeshjen me Jang Bojsin.

Normalisht, ne kemi besim, se ndryshe nuk do të shkonim fare. Objektivi është të bëjmë paraqitje dinjitoze me ekipin”, vazhdoi ai. Në fund, dy fjalë rreth ofertave që fliten dhe të ardhmes së tij që mund të jetë një skuadër jashtë Shqipërisë. “Për të ardhmen nuk më takon të flas rreth ofertave, nëse vijnë, do të ulemi me klubin dhe do të flasim”, mbylli Jurgen Çelhaka.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"