Në vitin 2015 firmosi për Skënderbeut, mesfushori kosovar pranë Flamurtarit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 1, 2018 | 12:49

Në vitin 2015 firmosi për Skënderbeut, mesfushori kosovar pranë Flamurtarit

Florent Qorraj pritet të jetë afrimi i parë i Flamurtarit. Mesfushori pejan është shumë pranë marrëveshjes me kuqezinjtë.

Qorraj_Florent_Besa_player

Qorraj aktualisht është pjesë e Besës së Pejës dhe kërkon një aventurë në Shqipëri. 22-vjeçari në vitin 2015 firmosi me Skënderbeun, por nuk qëndroi te korçarët duke u kthyer në Pejë. Qorraj shikohet si një mesfushor me të dhëna tepër cilësore dhe vlonjatët janë të bindur që ai do të përshtatej shumë mirë me skuadrën.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"