“Në verë do të lëviz nga Kukësi”, Abazaj: Tirana e ka krijuar me meritë distancën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 23, 2020 | 18:18

“Në verë do të lëviz nga Kukësi”, Abazaj: Tirana e ka krijuar me meritë distancën

Sulmuesi shqiptar Kristal Abazaj ka dhënë një intervistë për “Fan Zone”, ku ka deklaruar se në fund të sezonit do të largohet nga Kukësi për t’u rikthyer te Anderlehti.

kristal abazaj

23-vjeçari nga Tropja, i cili është në formë huazimi te skuadra e Kukësit, e konsideron si mjaft të vështirë fitimin e titullit këtë sezon, ndërsa shprehet se Tirana është shkëputur në renditje me meritë.

kristal abazaj

“Ndërprerja e kampionatit erdhi në kohën e duhur, sepse ne po kalonim një moment të keq, edhe pse po luanim mirë. Po ndëshkoheshim në minutat e fundit, gjë që na kishte ndodhur në katër ndeshjet e fundit. Tirana e ka krijuar me meritë këtë distancë që ka.

Po pres merkaton e verës, do të lëviz nga Kukësi. Në verë do të kthehem tek Anderlehti. Shpresoj të gjejmë një zgjidhje për të mirën time dhe të klubit,” tha Abazaj.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"