Në vend të parë me Flamurtarin, deklarata e trishtë e trajnerit vlonjat: Klubi ka objektiva më madhorë se të rinjtë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 22, 2018 | 23:16

Në vend të parë me Flamurtarin, deklarata e trishtë e trajnerit vlonjat: Klubi ka objektiva më madhorë se të rinjtë

Fjodor Xhafa, ish-futbollist i Flamurtarit dhe i Tiranës njëkohësisht, i cili tashmë mban postin e trajnerit të ekipit U-19 të Flamurtarit, në një intervistë për Supersport para ndeshjes më të rëndësishme të javës së 9-të, foli për momentet e të dy ekipeve, por edhe për gjendjen e futbollit të moshave.

fjodor xhafa

Si i keni parë Flamurtarin dhe Tiranën këtë sezon?

I kam ndjekur të dyja ekipet, janë larg asaj që jemi mësuar t’i shohim gjithmonë, si ne që kemi qenë brenda ekipeve, edhe tifozët. Kanë pasur shumë ndryshime ekipet, kanë ndryshuar organikat, mungojnë lojtarët vendës, që e njohin traditën e ekipit. Lojtarët që janë brenda, nuk e kuptojnë çfarë rëndësie kanë këto ekipe.

Çfarë problemi ka Tirana?

Edhe kur kemi luajtur ne, kemi pasur momentet tona të arta, por kemi pasur edhe momente të vështira. Por, ka qenë pesha e fanellës që i imponoheshim kundërshtarit, në ato momente të vështira.

Drejtoni ekipin U-19 të Flamurtarit, a ka lojtarë gati për ekipin e Dajës?

Jo vetëm se ndodhemi në vendin e parë me U-19, por kemi një grup cilësor. Ajo që më ngroh më shumë, është mosha e vogël e ekipit tim, që edhe vitin tjetër do luajnë bashkë. Klubi ka objektiva më madhorë, se sa t’i japë dorë të rinjve. Luhet për Europën.

Kush ka qenë skuadër më e mirë, ajo e Dinamos kur ishit ju dhe Pinari dhe u shpallët kampionë, apo kur ishit të dy së bashku me Tiranën?

Më kape në pikë të dobët, pasi edhe ajo Dinamo, edhe ajo Tiranë, janë momentet më të rëndësishme në karrierën time. Në të dyja ekipet, me grupin dhe me tifozët, jam ndjerë si në shtëpinë time. Nuk mund t’i veçoj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"