“Në trupin tim ka vend dhe për një tatuazh për Partizanin”, Da Silva: Këpuca e Artë? Rëndësi ka titulli…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 29, 2023 | 20:49

“Në trupin tim ka vend dhe për një tatuazh për Partizanin”, Da Silva: Këpuca e Artë? Rëndësi ka titulli…

Sulmuesi i Partizanit, Viktor Da Silva, ashtu si pjesa tjetër e ekipit ishte në delir për triumfin në kampionat. Ai u shpreh se rëndësi për të kishte titulli dhe jo gara për golashënues.

da silva

“Jam shumë i lumtur për këtë fitore që erdhi në javën e fundit të këtij kampionati. Besoj se është një nga sezonet më të mira në karrierën time. Jam shumë i lumtur për këtë titull, pasi në Shqipëri kam fituar një Kupë me Vllazninë.

Nuk më vjen aspak keq që nuk u shpalla golashënues i Superiores, rëndësi ka që fitova titullin me Partizanin. Në trupin tim plot me tatuazhe, besoj se ka vend edhe një për Partizanin (qesh)”, tha Da Silva për “Oversport”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"