“Ne të shkurtrat jemi më praktike”, moderatorja Einxhel Shkira i kthen përgjigje epike politikanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 22, 2019 | 18:18

“Ne të shkurtrat jemi më praktike”, moderatorja Einxhel Shkira i kthen përgjigje epike politikanit

Politikani kosovar Milaim Zeka është një ndjekës i rregullt i futbollit, teksa i simpatizon si Kombëtaren e Shqipërisë, ashtu edhe përfaqësuesen e Kosovës.

Einxhel Shkira

I ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Pressing” në “Abc News”, Zeka ka lëshuar disa batuta dhe ngacmime me moderatoren seksi Einxhel Shkira, e cila nuk ia ka kursyer aspak përgjigjen politikanit.

Teksa flitej për xhelozinë mes Shqipërisë dhe Kosovës dhe anasjelltas, sa i përket kombëtareve, Zeka deklaroi: “Shqipëria ka xhelozi ndoshta për femrat që i kemi më të gjata ne në Kosovë”.

new5

Në këto moment ka ardhur përgjigjja e menjëhershme e Einxhelit, e cila u shpreh: “Nuk është e vërtetë, pasi ne të shkurtrat jemi edhe më praktike. Meshkujt po i keni të gjatë dhe të mirë”!

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"