“Në tablo të përgjithshme, Vllaznia fitoi me fat”, Mema: Tirana mund ta kishte përmbysur ndeshjen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 22, 2020 | 22:15

“Në tablo të përgjithshme, Vllaznia fitoi me fat”, Mema: Tirana mund ta kishte përmbysur ndeshjen

Ish-trajneri i Tiranës Ardian Mema gjykoi se Vllaznia fitoi me fat në takimin e fundit me bardheblutë 3-2. Në “Sport News Plus” në “News 24”, ai shtoi se kampionët në fuqi të Shqipërisë patën mundësi të përmbysnin ndeshjen kur barazuan 2-2.
mema
“Më pëlqeu Matko si e artikuloi. Te Vllaznia janë të kujdesshëm në deklarata. Duan ta kenë ekipin të motivuar.

Tirana pati një fillim jo të mirë, e nisi mirë Vllaznia e dominoi lojën në qarkullimin e topit, sepse krijon impakt psikologjik te kundërshtari.  Tirana kishte mundësi ta fitonte ndeshjen pas 2-2. Vllaznia u tërhoq pak, çdo kundërshtar shfrytëzon gabimet. Në 30 m e fundit Vllaznia pati gabime, Muçi e gjeti disa herë pa ekuilibër ekipin kundërshtar.

Tirana ishte pa fat, po të flasim për tablonë. Luftuan karshi njëra-tjetrës, Vllaznisë i triumfoi fati. Duhet të shikojmë vazhdimësinë”, u shpreh Mema.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"