“Në Superligën kosovare përdoret doping”, deklarata bombastike e ish-trajnerit Albert Bunjaku

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 22, 2020 | 0:01

“Në Superligën kosovare përdoret doping”, deklarata bombastike e ish-trajnerit Albert Bunjaku

Ish-trajneri i Kosovës, Alber Bunjaku, i ka befasuar të gjithë me deklaratën e bërë së fundmi në televizionin “T7”, teksa është shprehur se futbollistët në Superligën kosovare, përdorin substanca të palejueshme për të përmirësuar performancën fizke gjatë lojës.

Albert-Bunjaki-696x391

Sipas Bunjakut, i cili aktualisht është instruktor teknik në UEFA dhe menaxher i Feronikelit, dopingu është një problem i madh në futbollin kosovar.

Ujkani dhe Bunjaki

“Duhet të kemi programe për doping. Dopingu është problem shumë i madh në Kosovë. Ne mund ta mbyllim këtë temë dhe të mos e diskutojmë, mirëpo dopingu ekziston në futbollin e Kosovës, mjerisht. Ekziston ky problem, ka ekzistuar edhe më herët dhe ekziston edhe tani. Mirë është të bisedohet me lojtarë, ta kemi edhe qendrën e dopingut”, u shpreh Bunjaku.

bunjaki

Kujtojmë që Kosova nuk është ende e anëtarësuar në agjencinë ndërkombëtare kundër dopingut WADA. Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit kishte deklaruar vitin e kaluar se Kosova s’i ka pajisjet e nevojshme për t’u pranuar në këtë agjenci.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"