“Në Superiore mungojnë sulmuesët tipikë dhe fantazistët”, Mancaku: Kam ambicie që një ditë të jem trajner i …

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 12, 2021 | 15:37

“Në Superiore mungojnë sulmuesët tipikë dhe fantazistët”, Mancaku: Kam ambicie që një ditë të jem trajner i …

Ish-futbollisti i Teutës, Bledar Mancaku, foli para ndeshjes Teuta-Skënderbeu, në lidhje me situatën aktuale në kampionatin shqiptar, duke u ndalur te ecuria e durrsakëve të Edi Martinit. Në prononcimin për emisionin “Gol pas Goli”, 39-vjeçari u shpreh:

unnamed

“Ka pasur mungesë të lojtarëve tipik sulmues si Salihi, Memelli, Sinani, Xhafaj. Me përjashtim të sulmuesit të Laçit (Nuabueze), nuk ka sulmues tipik. Në kohën tonë, kishte 2-3 fantazistë në ekipe, tani nuk ka shumë fantazistë, maksimumi çdo ekip 1 mund të ketë, te Teuta është Bregu.

Në Durrës nuk është shumë problem mungesa e tifozëve, se vetëm kur kemi qenë për kampion ka pasur tifozë.

Deri tani asnjë nuk e ka plotësuar numrin e golave. 20 gola është shumë mirë. Deri tani vetën sulmuesi i Laçit më ka bindur.

Kam pasur probleme me Pinarin, pavarësisht se ka qenë mbi peshe ka qenë i zgjuar. Atëherë ekipet krijonin më shumë volum loje, tani luajnë më shumë taktikisht.

Tani më tepër luajnë nga krahët, është filozofia e trajnerëve. Është e vërtetë që Teuta ka pasur shumë oshilacione, por dhe ekipet e tjera kanë gabuar. Shpresoj që të mos ketë shumë oshilacione brenda, se jashtë ndryshon puna.

Kam ambicie që një ditë të jem trajner i parë, shpresoj që avash-avash me shkallë ta arrij”, u shpreh Mancaku.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"