Në Superiore luajti titullar, tani kërkojnë ta huazojnë/ Situata absurde me futbollstin e Dinamos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 16, 2022 | 22:01

Në Superiore luajti titullar, tani kërkojnë ta huazojnë/ Situata absurde me futbollstin e Dinamos

Alesio Mija pritet të luajë me një fanellë tjetër sezonin e ri, jo me atë të Dinamos. Nuk bëhet fjalë për largim, por për huazim të mbrojtësit dinamovit. Një situatë paradoksale për futbollistin në fjalë: titullar në Superiore në pjesën e fundit të sezonit të shkuar, kurse tani në stol. Brenda pak muajsh gjithçka ka ndryshuar për Mijën, që në miqësoret e luajtura së fundmi ka marrë minuta me pikatore.

REDON XHIXHA ALESIO MIJA

Trajneri Nevil Dede i beson dyshes Imami-Dikson në qendër të prapavijës. Gazeta mëson se mbrojtësit i është bërë e qartë nga stafi teknik dhe drejtuesit e klubit se nuk mendohet titullar dhe se një situatë të tillë është më mirë të huazohet për të luajtur rregullisht. Edhe vetë Mija ka interesin të aktivizohet rregullisht, ndaj dhe tani pritet të mësohet se ku do të shkojë mbrojtësi. Mundësitë më të mëdha janë për një skuadër tjetër të Kategorisë së Parë.

Për qendrën e mbrojtjes, përveç Imamit dhe Diksonit, blutë kanë edhe lezhjani Aurel Marku. U provua dhe një braziliani, por nuk bindi. Nëse Mija huazohet, me shumë gjasa do të afrohet një tjetër lojtar për këtë sektor. Mija ishte pjesë e Dinamos në Superiore, por ai u aktivizua vetëm kur drejtimin e saj e mori italiani Rodolfo Vanoli. Ai e hodhi në fushë që në derbin e fazës së tretë me Tiranën dhe nuk e hoqi më nga formacioni. Më parë mbrojtësi luante me Dinamon U-21, ku mbante dhe shiritin e kapitenit. Tani është pranë kalimit në një skuadër tjetër.

Alesio Mija Dinamo

Sidibe, “i harruar” te blutë I vetmi lojtar, pozicioni i të cilit mbetet ende i paqartë te blutë, është mesfushori afrikan Lansinet Sidibe. Ai është ende nën kontratë, por në asnjë moment nuk është bashkuar me ekipin në stërvitje. Sidibe duket sikur është “harruar”, edhe pse pa miratimin e drejtuesve të Dinamos nuk mund të luajë me asnjë skuadër tjetër. Në këtë situatë ishin edhe disa lojtarë të tjerë, por të gjithë gjetën një zgjidhje.

Çinedu dhe Demiri u larguan të parët dhe klubi përfitoi diçka financiarisht prej tyre. Maliqi pak ditë më parë ndërpreu kontratën me drejtuesit e klubit blu, kurse sulmuesi Rexhinaldo vendosi të kthehet në skuadër. Vetëm për Sidibe situata mbetet e paqartë, ndërkohë që koha tashmë është limituar.

FATJON RUPI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"