Në Superiore luajti për Kukësin, mbrojtësi shqiptar merr lajmin e keq. Rezulton pozitiv me COVID-19

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 19, 2021 | 15:45

Në Superiore luajti për Kukësin, mbrojtësi shqiptar merr lajmin e keq. Rezulton pozitiv me COVID-19

Mbrojtësi i krahut të majtë, Simon Rrumbullaku, pas testeve të bëra së fundmi, ka zbuluar se është pozitiv me COVID-19.

rrumbullaku

Ish-lojtari i Kukësit, i cili nga janari i vitit të kaluar luan në Ligën e Parë rumune, me skuadrën e UTA Arad, së fundmi ka marrë lajmin e keq. Në këtë situatë, futbollisti shqiptar, është izoluar menjëherë për të mos rrezikuar infektimin e të tjerëve.

Rrumbullaku do të qëndrojë i izoluar për disa ditë, deri në momentin që tamponi do të dalë negativ. Në Rumani, 29-vjeçari ka luajtur në 20 ndeshje, ku ka dhënë edhe një asist.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"