Në Superiore është thuajse e pamundur, PSG i dha debutimin një 16-vjeçari në fundjavë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 8, 2022 | 22:13

Në Superiore është thuajse e pamundur, PSG i dha debutimin një 16-vjeçari në fundjavë

Talenteve të reja u duhet dhënë mundësi që të shprehin vlerat e tyre në fushën e lojës. Kjo është ajo që dëgjojmë shpesh në futbollin shqiptar. Por pak trajnerë kanë guximin që të hedhin në fushë lojtarë të cilët janë në hapat e parë të karrierës së tyre në një moshë shumë të re duke preferuar shpesh të huaj të panjohur që largohen pa lënë gjurmë.

sdfsdfsdfsdfdfdsff

Një gjë të tillë ndërkohë, ndodh te PSG, edhe pse kërkesa është shumë më e madhe. Në klubin parisien në fundjavën që sapo u mbyll kanë thyer një rekord unik duke hedhur në fushë një futbollist 16-vjeçar. Uorren Zaire-Emeri është bërë emri më i ri që debuton në historinë e PSG-së.

Në minutën e 82-të të ndeshjes ndaj Klermont ai zëvendësoi Marko Verratin, duke vendosur emrin e tij në librin e rekordeve, pasi zbriti në fushë në ndeshje zyrtare në moshën 16 vjeç, 4 muaj e 29 ditë. Ai theu rekordin e një emri shumë të njohur, Kingslei Koman, i cili debutoi me PSG-në në moshën 16 vjeç e 8 muaj, teksa fitoi titullin kampion me parisienët para se të transferohej te Juventusi. Sipas trajnerit Kristof Galtie, Zaire-Emeri do të grumbullohet rregullisht me ekipin e parë dhe sa herë të jetë e mundur, do t’i jepen minuta në fushën e lojës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"