Në stërvitje edhe ditën e djeshme, tërmeti nuk ndalon klubin e Superiores

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 27, 2019 | 12:01

Në stërvitje edhe ditën e djeshme, tërmeti nuk ndalon klubin e Superiores

Tërmeti i fuqishëm dhe tmerri i përjetuar të martën duke u gdhirë nuk e ka ndalur ekipin e Kukësit për vazhduar përgatitjet në kuadër të ndeshjes me Tiranën. Dje verilindorët kryen si zakonisht seancën e radhës në kompleksin “Football Republic”. 

kukesi

I gjithë grupi ishte në dispozicion të trajnerit Shpëtim Duro. Nga ana e stafit mjekësor nuk konfirmohet asnjë mungesë për ndeshjen me bardheblutë.

Ky takim ishte planifikuar të luhej të premten, por vendimi i FSHF-së dje për shkak të situatës që po përjeton vendi, ka bërë që të ndryshojë axhenda.

Gjasat janë që Tirana-Kukësi të luhet mesjavën e ardhshme. Megjithatë, ende nuk ka një vendim konkret nga FSHF për datën dhe orën e sfidës.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"