Në Spanjë zbulojnë prapaskenën e bujshme, Kavani i ka kërkuar agjentit të transferohet te…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 24, 2020 | 17:41

Në Spanjë zbulojnë prapaskenën e bujshme, Kavani i ka kërkuar agjentit të transferohet te…

Edison Kavani mbylli aventurën e tij tek PSG sezonin e kaluar, teksa këtë vit do të jetë një lojtar i lirë me parametra zero. Uruguaiani akoma nuk e ka gjetur ekipin e ri, teksa sipas gazetarit Roberto Gomez sulmuesi i është drejtuar agjentit të tij, duke i kërkuar me ngulm kalimin tek Reali i Madridit.

kavani

“Kavani i ka kërkuar agjentit të tij Rene Ramos kalimin tek Reali i Madridit me çdo kusht. Ai i ka kërkuar të negociojë vetëm me Realin e Madridit. Duket qartë se Reali nuk ka ndërmend të blejë ndonjë lojtar këtë verë, por me insistimin e Kavanit dhe agjentit të tij, mbase ata do të ndryshojnë mendje.” tha Gomez për Radio Marca.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"