Në Spanjë thanë se firmosi me Realin, ylli i Ajaksit zbulon të vërtetën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 20, 2020 | 21:23

Në Spanjë thanë se firmosi me Realin, ylli i Ajaksit zbulon të vërtetën

Mesfushori i talentuar i Ajaksit Doni Van De Bik hodhi poshtë lajmin e disa javëvve më parë se klubi holandez dhe Real Madridi kishin rënë dakord për ta transferuar gjatë verës së ardhme lojtarin për shifrën e 55 milionë €.

NINTCHDBPICT000552848482-2-e1579271664987

I pyetur për “Diario AS”, 22-vjeçari rrëfeu se nuk është firmosur asgjë për të ardhmen e tij dhe ai vazhdon të mbetet futbollist i “Harkëtarëve”. Për të interesohet dhe Mançester Junajtid.

“Asgjë nuk është zyrtare dhe unë nuk kam firmosur asnjë kontratë. Situata nuk ka ndryshuar gjatë sezonit. Reali dhe Mançesteri janë të dy klube të mëdha, por dhe Ajaksi është një ekip i madh. Në këtë momente që po flasim nuk është marrë asnjë vendim”, shprehet futbollisti holandez.

Gjatë verës së vitit të kaluar, Reali tentoi ta blinte futbollistin për 50 milionë € , por Ajaksi nuk pranoi në asnjë mënyrë ta shiste futbollistin. Gjasat janë që drejtuesit e klubit holandez të kërkojnë të paktën 65 milionë € për ta lënë të lirë lojtarin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"