Në Spanjë përflitet kandidati që mund të zëvendësojë Zidanin te Reali, preferohet nga tifozët dhe presidenti Perez

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 2, 2020 | 12:58

Në Spanjë përflitet kandidati që mund të zëvendësojë Zidanin te Reali, preferohet nga tifozët dhe presidenti Perez

Ish-trajneri i Totenhemit Mauricio Poketino është tekniku më i kuotuar për të pasuar Zinedin Zidanin në stolin e Realit. Ky i fundit ndodhet në fije të perit pas humbjes së djeshme në Ligën e Kampioneve 2-0 në Ukrainë me Shahtjor Donetskun.
poketino
Në Spanjë tashmë emri i Poketinos po përflitet shumë në orët e fundit, ndërsa kujtojmë që argjentiasi pëlqehet shumë nga tifozët e “Los Blancos”. Madje, në të kaluarën, ai ka qenë i preferuari i presidentit të Realit Florentino Perez për të stërvitur skuadrën.

Megjithatë, do të shikohet në ditët e ardhshme se çfarë do të ndodhë “Santiago Bernabeu” pasi skuadra nuk po arrin do të sigurojë vazhdimësinë e rezultateve pozitive.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"