Në Spanjë nuk kanë dyshime, Haland do të veshë fanellën e Realit në sezonin e ri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 19, 2021 | 13:24

Në Spanjë nuk kanë dyshime, Haland do të veshë fanellën e Realit në sezonin e ri

Reali i Madridit, Junajtid dhe PSG e një dyzinë klubesh të tjera janë vënë pas Erling Halandit. Por sipas të gjithave gjasave, vetë norvegjezi e ka zgjedhur destinacionin e tij dhe ai është Madridi. Sipas “transfermarkt”, Haland është lojtari i dytë me vlerën më të shtrenjtë në treg me 130 milionë eruo.

haaland_O

Përpara tij qëndron vetëm Kilian Mbape (160 milionë). Në Europë duket se janë të bindur se Haland do të veshë fanellën e Realit duke nisur nga sezoni i ri. Sinjali i parë ka ardhur nga presidenti i Ligës spanjolle, Tebas, i cili ka deklaruar se Reali ka të gjitha mundësitë financiare për të blerë Halandin dhe Mbapenë së bashku. Më pas ka ardhur dhe fjala e shefit të Bajernit, Rumenige. “Halandi mendoj se do të jetë lojtari i ri i Realit”, ka thënë ai. Reali duket se i ka vënë praktikisht para faktit të kryer të tjerët; Haland është i paprekshëm.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"