Në Spanjë nuk kanë dyshime/ Aguero ka njoftuar shokët dhe familjen, ja ku do të transferohet këtë verë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 20, 2021 | 19:11

Në Spanjë nuk kanë dyshime/ Aguero ka njoftuar shokët dhe familjen, ja ku do të transferohet këtë verë

Me Serxho Agueron që konfirmoi largimin e tij nga Mançester Siti pas 10 sezonesh këtë verë, sulmuesi argjentinas po përgatitet për kapitullin e ardhshëm në karrierë.

Aguero

Mediat spanjolle duket se nuk kanë dyshime për sa i përket të ardhmes së sulmuesit argjentias. Ato raportojnë se Aguero e ka marrë vendimin e tij për të ardhmen.

Aguero99

Mësohet se futbollisti u ka komunikuar familjarve dhe të afërmve të tij se sezonin e ardhshëm do të veshë fanellën e Barcelonës, ku pritet të nënshkruaj një kontratë 2-vjeçare. Aguero pritet të rikthehet kështu në La Liga, teksa më herët ka mbajtur veshur fanellën e Atletikos së Madridit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"