Në Spanjë janë të sigurtë, Kutinjo ka arritur marrëveshje personale me gjigandët anglezë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 8, 2020 | 23:41

Në Spanjë janë të sigurtë, Kutinjo ka arritur marrëveshje personale me gjigandët anglezë

Mesfushori i Barcelonës, Filip Kutinjo do rikthehet tek katalanasit pasi Bajern Mynihu nuk e bleu kartonin e tij. Por as tek ekipi spanjoll nuk ka hapësira për të, dhe braziliani është drejt një rikthimi në Premier Ligë.

kutinjo bajern

Sipas asaj që raporton “Sport” Kutinjo ka arritur marrëveshje personale me Arsenalin, dhe madje ka vizituar edhe qendrën stërvitore të ekipit anglez. Ende nuk dihet nëse Arsenal do ta blejë kartonin e brazilianit nga Barcelona apo do ta marë me formën e huazimit siç e mori edhe Bajern Mynihu.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"