Në Spanjë janë të bindur/ Kosova do shpalosë flamurin dhe do të këndojë himnin në sfidën ndaj iberikëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 11, 2021 | 14:25

Në Spanjë janë të bindur/ Kosova do shpalosë flamurin dhe do të këndojë himnin në sfidën ndaj iberikëve

Sipas medias “EL Confidencial”, qeveria e Spanjës do të lejojë Kosovën që të këndojë himnin e saj dhe të shpalosin flamurin në ndeshjet që do të luajnë së bashku më 31 mars për kualifikueset e Botërorit 2022.

spanje-kosove

Pas skandalit ku Spanja  e konsideronte Kosovën si “territor”, dhe reagimit zyrtar nga FFK, si duket qeveria spanjolle ka marrë frenat në dorë duke kërkuar falje për incidentin dhe duke e pritur kombëtaren kosovare komform rregullave të UEFA-s dhe FIFA-s sepse në raste të tilla mund të ketë dhe penalizime.

Kujtojmë se një situate të ngjashme Spanja po përballet brenda shtetit të saj me pjesën e Katalonjës e cila kërkon të shpallet shtet autonom, dhe ky është një hap i mire në marrëdhëniet midis shtetit spanjoll dhe atij kosovar.

kOSOVA

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"