Në Spanjë e bëjnë të kryer, Rei Manaj largohet nga Barcelona dhe transferohet në… Madrid

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 30, 2022 | 23:56

Në Spanjë e bëjnë të kryer, Rei Manaj largohet nga Barcelona dhe transferohet në… Madrid

E ardhmja e Rei Manajt te Barcelona është e gjitha ende për t’u vendosur, ku për sulmuesin e Kombëtares në orët e fundit ka dalë një tjetër pretendent në skenë që është skuadra e Getafes.

manaj

Sipas raportimeve nga e përditshmja spanjolle “Mundo Deportivo”, Getafe ka kontaktuar me Barcelonën për t’i kërkuar informacione për mundësinë e transferimit të sulmuesit në Madrid, me përgjigjen e katalanasve që duket se ka qenë pozitive.

Për Manajn ky do të ishte një transferim brenda La Ligës, ku ende mbeten për t’u zbardhur detajet e marrëveshjes dhe nëse ky transferim do të jetë përfundimtar, apo një tjetër huazim për 25-vjeçarin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"